QMK: Shtatë zjarre janë aktive, një është lokalizuar dhe një nën kontroll
QMK: Shtatë zjarre janë aktive, një është lokalizuar dhe një nën kontroll

Gjithsej shtatë vatra zjarri të hapura janë aktive, një është lokalizuar dhe një është nën kontroll, ndërsa 23 janë shuar, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).
Aktive janë zjarret janë në Komunën e Prilepit – f. Beshishtë (zjarr në pyll të përzier), Komuna Makedonski Brod – midis fshatit Creshnevë dhe fshatit Slatin (pyll dhe shkurre), Komuna Çashkës – nën “Sollunska glava”, midis “Burimet e Babunës” dhe “Babina dupka” (aktualisht nuk ka flakë aktive, vetëm tym në pjesën shkëmbore), Komunën e Çuçer Sandevës – midis fshatit Bllacë dhe fshatit Çuçer (pyll i përzier dhe bimësi e ulët), Komunën e Shuto Orizares – Hotel Nju Star (deponi), Komunën e Dojranit – f. Nikoliq (pyll me kërcell të ulët) dhe Komunën e Kriva Palankës – f. Zhidilovo (pyll).
Është lokalizuar zjarri në Komunën e Delçevës – deponia e qytetit, ndërsa nën kontroll është zjarri në Komunën Makedonski Brod – f. Samakovo (material lehtë i ndezshëm).
Sipas QMK-së, janë shuar zjarret në Saraj – fshati Glumovë, Petrovec – fshati Rzhaniçinë (kashtë), Aerodrom – f. Lisiçe e Poshtme (foli dhe kashtë), Gjorçe Petrov 1 – f. Zlokoqan (vegjetacion i ulët), Gjorçe Petrov 2 – rr. Stevo Cërvenkovski pa nr (vegjetacion i ulët), Çuçer Sandevë – m.v. Golievë (vegjetacion i ulët), Qendër – RR. Lazar Liçenoski (bimësi e ulët), Veles – f. Orizare e Epërme (bimësi e ulët), Kumanovë – fshati Belakovcë (pyll, bimësi e ulët), Staro Nagoriçane 1 – f.Rugincë (bimësi e ulët dhe pyll i përzier), Staro Nagoriçane 2 – f. Rugincë (pyll me kërcell të ulët), Kratovë – f. Zheleznicë (vresht), Shtip – f.Balvani (bimësi e ulët), Dollneni – f. Sarandivë (bimësi e ulët), Bogovinë – fshati Sedlarce (deponi), Bërvenicë – f. Tenovë (bimësi e ulët), Zhelinë – fshati Çeflik (bimësi e ulët), Vrapçisht[ – fshati Negotinë (kashtë), Manastir 1 – fshati Maglencë (deponi), Manastir 2 – pranë spitalit “Plodnost” (bimësi e ulët), Sveti Nikole – drejtimi Shtip – Veles (bimësi e ulët).