Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku në emisionin “N’Dritë” në Alsat, theksoi që Ali Ahmeti ka bërë tregti të drejtat e shqiptarëve me ish kryeministrin Nikolla Gruevskin, me të vetmen arsye për t’i mbyllur çështjet e Hagës, që kishin të bëjnë me konfliktin 2001 në Maqedoni.
“Rastet e Hagës unë mendoj që kanë qenë në temë diskutimi në Marrëveshjen e Majit të 2007-të mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit. Dhe aty, meqë ajo marrëveshje kurrë nuk u bë publike, aty supozohet se Ali Ahmeti ka bërë Pazar për shumë çështje të rëndësishme kombëtare, si për gjuhën, ligjin e branitellave e shumë çështje të interesit kombëtar, për ta negociuar dhe për ta bërë Pazar këto çështje e Hagës që më vonë pastaj u mbyllën si çështje”, tha Qoku./Alsat.mk.






