Qorton Nejmarin, trajneri Zhesus rrezikon përjashtimin

Nejmari nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën e tij në Saudi Pro League. Sulmuesi brazilian, i cili u transferua tek “Al-Hilal” në ditët e fundit të merkatos, që në ndeshjet e tij të para rrezikoi të përjashtohej, për ndërhyrje të gabuar. Sjellja e sulmuesit ka bërë që trajneri Horhe Zhesus ta qortojë Nejmarin.

Mirëpo, kjo gjë ka bërë që tek “Al-Hilal” të lindë një përballje e ashpër, e cila mund të ketë pasoja për trajnerin. Mediet spanjolle raportojnë se sulmuesi brazilian u ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta shkarkojnë Horhe Zhesusin.

Mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse do të ketë një pajtim mes Nejmarit dhe Zhesusit, apo klubi përfundimisht do ta largojë atë.

LEXO EDHE:

Back to top button