Qytetarët: Demokracia ekziston vetëm formalisht

Qytetarët: Demokracia ekziston vetëm formalisht

“Demokracia e vërtetë me qenë, duket shumë kushte të kemi ne këtu. Por këtu nuk e përdorin si demokraci, këtu akoma shkon si ligji i vjetër…Pak me mendu për popullin… edhe popullin e kanë të butë, se nuk dalin nëpër protesta, rriten çmimet askujt nuk I intereson. Nëpër vende tjera, në Francë, 0,5 për qind pse ka hyp e kanë bërë kaos”, u shpreh një qytetar.

“Ka formalisht, demokracia është diçka tjetër, Demokracia nënkupton secili të ketë ndonjë të drejtë. Këtu nuk ka as të drejta, as pushtet, as ndonjë formë të shtetit”, tha një tjetër qytetar.

“Demokracia mund të ekzistojë nëse ke ndonjë pozicion, gjithçka tjetër nuk ka demokraci, duke nisur prej kur të shkosh në shkollë derisa të vdesësh”, theksoi një qytetar.

“Lartë poshtë ka demokraci, jo se nuk ka, varet tani kush çfarë pret dhe sa është I kënaqur, ka liri të shprehjes, mund të thuash çfarë të dëshirosh…Populli I thjeshtë pak vështirë shkon, por strukturat më të larta”, nënvizoi një qytetar.

“Nuk ka, shumë pak ka, shumë pak…”, tha një qytetar.

“Demokracia është të ketë liri, lëvizje të lirë të popullit…”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Çfarë demokracie…Jemi larg, shumë larg në shumë sfera, tani të mos i numëroj, por nuk jam i kënaqur. Para se gjithash nëse nuk ka unitet në një shtet, nuk ka demokraci…Duhet kohë, mund, këmbëngulje që të arrijmë deri aty”, deklaroi një qytetar.

“Shumica e njerëzve demokracinë e kuptojnë si anarki, punon secili sipas vendimit të vet, e marrë në përgjithësi, i gjithë populli i Maqedonisë… “, tha një qytetar.

Mendoni se te ne ka anarki?

“Në disa sfera, në disa sfera ndoshta”, u përgjigj një qytetar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button