Qytetarët paraqesin më shumë ankesa për diskriminim në vendin e punës

Qytetarët më së shumti kanë denoncuar diskriminim në vendin e punës. Në pesë muajt e parë të këtij viti, Komisioni për parandalimin e diskriminimit ka punuar për mbi 90 ankesa të paraqitura nga individë dhe persona juridikë. Sipas Komisionit, është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për të qenë në gjendje të njohin diskriminimin, sepse në shumicën e ankesave nuk mund të përcaktohet baza e diskriminimit.

Nga numri i përgjithshëm i parashtresave të shqyrtuara, 25.5 % janë paraqitur nga gra, 35.5 % nga burra, 32.2 % nga persona juridikë ndërsa 6.8 nga grup qytetarësh. Për fat të keq, analiza e procedurës së raportuar të diskriminimit nuk mund të kryhet sepse në shumicën e ankesave, paraqitësit nuk e raportojnë bazën dhe përmbajtja nuk mund të përcaktohet. Komisioni planifikon të tejkalojë këtë problem duke krijuar formular – deklaroi Irfan Deari, anëtar i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi.

Komisioni ka dhënë mendim negativ për propozimin që të ketë grafë etnike në letërnjoftimet, të udhëhequr nga praktika ndërkombëtare. Grafa etnike në dokumentet personale mund të shkaktojë diskriminim mbi baza etnike dhe të rrisë profilimin etnik racor. Anëtarët e Komisionit gjithashtu theksuan kushtet e këqija të punës, numrin e pamjaftueshëm të punonjësve, pajisjet e zyrave dhe burimet minimale që shpresojnë të kapërcehen së shpejti.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button