Qytetarët u detyrohen bankave 4.2 miliardë euro
Qytetarët u detyrohen bankave 4.2 miliardë euro

Qytetarët u detyrohen bankave 4.2 miliardë euro, kryesisht me kredi konsumatore dhe për banesa.
Raporti i Bankës Popullore tregon se në total, qytetarët dhe kompanitë u detyrohen bankave 8.356 miliardë euro, nga të cilat 4.220 miliardë janë borxh i qytetarëve dhe 4.056 miliardë euro detyrohen kompanitë.
Në të njëjtën kohë, bankat kanë 9.904 miliardë euro depozita nga qytetarët dhe kompanitë. Depozitat e qytetarëve arrijnë në 6.696 miliardë euro dhe depozitat e kompanive arrijnë në 2.782 miliardë euro.