Qyteti Mykolaiv granatohet rëndë nga rusët – vritet manjati i drithërave, një nga njerëzit më të pasur në Ukrainë

Qyteti Mykolaiv granatohet rëndë nga rusët – vritet manjati i drithërave, një nga njerëzit më të pasur në Ukrainë

Ukraina thotë se qyteti jugor i Mykolaiv pësoi bombardime “masive” ruse gjatë natës.

Si pasojë, një nga njerëzit më të pasur të Ukrainës, Oleksiy Vadatursky dhe gruaja e tij Raisa u vranë, shkruajnë mediat e huaja.

Vadatursky, 74 vjeç, zotëronte Nibulon, një firmë e madhe bujqësore.

Kryetari i bashkisë së qytetit i quajti granatimet “ndoshta më të fortat e të gjitha kohërave”.

Dëme ka pasur një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla, si dhe banesa.

Pasuria e Oleksiy Vadatursky vlerësohej 450 milionë dollarë, sipas një vlerësimi të vitit 2020 nga Forbes

Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës, dhe është goditur vazhdimisht.

Ndërkohë, Rusia ka anuluar festimet e Ditës së Marinës në Krimenë e pushtuar.

Forcat ruse aneksuan Krimenë në vitin 2014. Kjo u dënua ndërkombëtarisht si e paligjshme dhe shkaktoi sanksione kundër Rusisë.

LEXO EDHE:

Back to top button