Rabiot: Tani nuk ka bisedime, në fund të sezonit flas me drejtuesit

Mesfushori i Juventus, Adrien Rabiot, pas barazimit pa gola në derbi ndaj Torinos, theksoi se nuk ka bisedime sa i takon rinovimit të kontratës, e cila skadon në fundin e sezonit aktual.

Francezi, u shpreh se kualifikimi në Ligën e Kampionëve i skuadrës do të ishte një plus për të, megjithatë shtoi se për të ardhmen ende nuk ka vendosur.

“Vitin e shkuar qëndrova te Juventus pasi doja të ndihmoja skuadrën të rikthehej në Ligën e Kampionëve. Klubi ma kërkoi diçka të tillë dhe unë pranova. Çfarë ndodh nëse Juventus kualifikohet në Ligën e Kampionëve? Të shohim, për mua sigurisht që do të ishte një plus, por duhet të flas me klubin më parë.

 

Tani për tani nuk ka bisedime. Nga Xhiuntoli te Allegri, jemi të gjithë të fokusuar te objektivi që është shumë i rëndësishëm dhe vetëm më pas do të flasim për kontratën. Dëshira ime është të rikthehem në Ligën e Kampionëve me Juventusin. Por, edhe nëse nuk do të jem këtu në vitin e ardhshëm, sërish dëshira ime është që Juventusi të rikthehet në Champions dhe të fitojë Kupën e Italisë. E theksoj se më duhet të flas me klubin në fundin e sezonit”, u shpreh Rabiot.

LEXO EDHE:

Back to top button