Rabotniçki befason kampionet dhe barazon rezultatin e serisë finale

Vollejbollistet e Rabotniçkit shënuan fitore me rezultat 3:1 në seta në transfertën kundër kampiones aktuale të vendit, Janta Vollej, në ndeshjen e katërt të serisë finale të kampionatit vendas.
Në një tjetër ndeshje jashtëzakonisht interesante që u mbyll në katër sete, mysafiret nga Shkupi, treguan më shumë durim në pikat kyçe dhe në fund arritën të barazojnë serinë në 2:2.
Kjo fitore për skuadrën më të mirë në pjesën e rregullt të sezonit, do të thotë se tani në shtëpi e tyre do të zhvillojnë sfidën e pestë , ku do të kenë edhe përkrahjen e publikut vendas.
Janta Volej – Rabotniçki 1:3 (20:25, 25:15, 20:25, 14:25) / (2-2)