fbpx

“RAC1”: Vidal, ka mbyllur aventurën në “Camp Nou”

Arturo Vidal duket se ka mbyllur aventurën me Barcelonës. Sipas radios kryesore në gjuhën katalane, “RAC1”, mesfushori kilen ka gjetur marrëveshjen për largimin nga “Camp Nou” dhe për të kaluar te skuadra e Interit në Seria A. Sipas radios me qendër në Barcelonë, Interi do të paguajë 500 mijë euro për kartonin e Vidal dhe një sërë bonusesh që mund ta çojnë shifrën deri në 5 milionë euro.

Nga ana tjetër edhe mesfushori gjeti gjuhën me drejtuesit e klubit për të hequr dorë nga paga e sezonit të fundit të mbetur në kontratë, teksa do të marrë vetëm bonuset që i kanë mbetur pezull nga sezonet e mëparshme.

Kështu sot Vidal pritet të mbërrijë në Milano dhe të kryejë vizitat mjekësore me Interin, për t’u vënë më pas nën urdhrat e Antonio Kontes, i cili e ka kërkuar me ngulm kilenin që në ditën e parë që shkeli te zikaltrit.

LEXO EDHE:

Back to top button