Radeski: I lumtur për golat, meritat janë të ekipit
Marjan Radeski realizoi dy gola në fitoren e Struga Trim Lum ndaj Sileksit, për të rikthyer skuadrën strugane në binaret e fitoreve, posaqërisht pas humbjeve në transfertë ndaj FC Shkupit dhe Shkëndijës. Golat e shënuar kanë bërë të lumtur golashënuesin e ekipit kampion, i cili thotë se për golat e tij ka meritë e gjithë skuadra.
“Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, edhe pse e dinim se do të jetë një ndeshje shumë e rëndë për ne. Megjithatë angazhimi ynë në terren, lufta që e ka zbukuruar lojën tonë gjatë gjithë vitit, u konfirmua edhe sot dhe se në fund me plotë meritë arritëm deri tek fitorja.
Sa u përket golave të mi, normalisht që jam i lumtur për të dy golat e shënuar. Shënimi i golave është punë e jona, sulmuesit gjithnjë duhet të kërkojnë golin. Por kjo nuk është vetëm meritë e imja, meritat shkojnë për gjithë ekipin dhe stafin teknik,” tha mes tjerash Radeski.