Radev do t’i prezantojë detyrat dhe prioritetet e qeverisë kalimtare bullgare
Radev do t'i prezantojë detyrat dhe prioritetet e qeverisë kalimtare bullgare

Presidenti bullgar, Rumen Radev do t’i prezantojë detyrat dhe prioritetet e qeverisë kalimtare, kumtoi shërbimi për shtyp i shefit të shtetit.
Radev dje solli dekret për emërim të qeverisë kalimtare prej 3 shkurtit me kryeministër, Galeb Donev. Ndryshim i vetëm në përbërje është ministri i Kulturës – Najden Todorov e mori funksionin nga profesori Velisllav Minekov.
Ndërpriten autorizimet e qeverisë kalimtare, të emëruar me dekret prej 1 gushtit të vitit 2022.
Me dekret tjetër, Radev e shpërndau Kuvendin e 48-të popullor bullgar. Ai i caktoi zgjedhjet parlamentare për më 2 prill të këtij viti.