Radev: Udhëtimi i përbashkët me Pendarovskin, rast i mrekullueshëm për zhvillimin e dialogut

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev para nisjes për në Romë, së bashku me presidentin Stevo Pendarovski, tha se nderimi i përbashkët i Shën Kirili dhe Metodi si dhe udhëtimi i përbashkët paraqet mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar dialogun mes Sofjes dhe Shkupit për gjetje të zgjidhjes së kontestit mes dy vendeve.
“Udhëtimi në Romë për të nderuar vëllezërit Shën Kirili dhe Metodi është rast i mrekullueshëm që të freskojmë dialogun mes dy shteteve në nivel më të lartë dhe të theksojmë dëshirën tonë të përgjithshme për zhvillim të lidhjes sonë në frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë”, tha mes tjerash Radev.