Radukanu, “vrasëse” e favoriteve në “US Open”

Tenistja e re, Ema Radukanu u kualifikua në çerekfinale të turneun Masters në tenisn “US Open”, pasi që eliminoi amerikanen Shelbi Roxhersin, me 2-0 në sete. Ditë më parë, Roxhers mundi bartësen e parë, Eshli Barti.

Tenistja britanike, e cila është vetëm 18 vjeçe, shënoi fitore me 6-2 dhe 6-1 në geme, duke regjistruar suksesin më të madh në karrierën e saj. Aktualisht mban pozitën e 150 në listën “VTA”, ndërsa deri në çerekfinale arriti duke mos humbur asnjë set!

Para saj në çerekfinales do të jetë edhe një teniste tjetër favorite dhe kampione olimpike. Bëhet fjalë për Belinda Bençiçin, e cila në 1/8 e finales mundi Iga Shvjontekun.

LEXO EDHE:

Back to top button