Rafael Leao: Fitorja në jep besim, unë flas vetëm në fushë

Rafael Leao shënoi një gol fantastik kundër PSZH-së dhe më pas replikoi me tifozët duke u kërkuar të heshtnin, pas vërshëllimave në humbjen kundër Udinezes. Pas ndeshjes ai deklaroi se ishte shumë i lumtur dhe se Milani ka ende shanse të mira për t’u kualifikuar.
“Ishte një ndeshje e ndërlikuar për ne, por ia dolëm. Jam i lumtur për golin dhe për skuadrën që arriti të fitojë një ndeshje të madhe. Sot është një çmim për të gjithë ekipin, u treguam të gjithëve se kush jemi. Nuk kam fjalë, jam krenar për ekipin tim, që po bën një punë të pabesueshme. Në këtë ndeshje e dinim që mund të ndryshonim gjithçka. Fitorja ishte gjëja më e rëndësishme dhe tani jemi të lumtur. Kjo fitore na ka dhënë besim.
Kritikat më motivojnë, unë flas në fushë dhe mundohem gjithmonë të ndihmoj ekipin tim,.
A besojmë te kualifikimi?
Gjithmonë.
Mbape?
Ai është model për mua dhe unë e vlerësoj shumë, por unë jam Rafa Leao dhe ai është Kilian Mbape. Përpiqem të eci në rrugën time duke mësuar edhe nga kampionë të mëdhenj”, tha Leao pas ndeshjes.