Rafael Nadal rikuperohet për turneun në Barcelonë?!

Pasi u tërhoq nga turneu i Montekarlo, Rafel Nadal shpreson të rikuperojë për atë të Barcelonës, që mund të jetë vendi i duhur për rikthimin në fushë. Është vetë Nadal që e konfirmon këtë gjë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Përshëndetje nga Barcelona. Stërvitja e parë këtu, me shrpesën që të luaj. Jam këtu para se të nisë turneu për t’u përgatitur, për të parë se si do të ecin gjërat. Kam dëshirë të provoj të luaj. Nuk dua të them se do të luaj, por që shpresoj. Do të shohim”, u shpreh më tej fituesi i 22 grand slam në karrierën e tij, që mezi po pret të rikthehet të luajë pas një periudhe shumë të gjatë i dëmtuar.

Turneu i Barcelonës zhvillohet më datat 15-21 prill.

Pas kësaj periudhe të gjatë pa luajtur, Nadal ka zbritur në vendin e 646 të renditjes botërore. Ai shpreson të jetë në formë për grand slam të Roland Garros dhe më pas të provojë të fitojë medaljen e artë në “Paris 2024”.

LEXO EDHE:

Back to top button