Rafael Varane shpjegon arsyet e largimit nga “Old Traford”

Mbrojtësi francez Rafael Varane u largua nga Man. Junajtedi, për t’u transferuar më pas tek italianët e Komo-s. Në një deklaratë, Varane shprehet se donte të zgjaste qëndrimin e tij te Man. Junajted.

Mbrojtësi u largua nga “Old Trafford” si një transferim i lirë në fund të sezonit të kaluar, duke fituar “FA Cup” në paraqitjen e tij të fundit në klub. Lojtari ka pranuar se mori këtë vendim pasi projekti te “Djajtë e Kuq”, nuk i përshtatej.

“Në fillimin e sezonit tim të fundit në Man. Junajted, po i thosha vetes se do të kisha dashur të përfundoja aty karrierën. Doja ta zgjatja aventurën aty edhe për pak kohë”, tha Varane për “L’Equipe”.

 

“Me Junajtedin vjet e përfundova sezonin duke fituar ‘FA Cup’, por tashmë e dija se projekti i klubit nuk më përshtatej. Më dukej se ishim larg njëri-tjetrit me planët që ata kishin”, tha Varane.

Pasi u transferua te skuadra e Serie A, Komo, ai njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli muajin e kaluar, pasi mori një dëmtim afatgjatë në muajin gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button