Rafineritë e gjigantit rus të naftës në Gjermani futen nën kontrollin e qeverisë gjermane

Rafineritë e gjigantit rus të naftës në Gjermani futen nën kontrollin e qeverisë gjermane

Gjermania mori sot një degë të gjigantit rus të naftës Rosneft për të siguruar kontrollin e rafinerisë së saj Schwedt, një burim kryesor i furnizimit për Berlinin. Rosneft Deutschland testoi vendosmërinë e Gjermanisë për të pezulluar importet e naftës nga Rusia deri në fund të vitit, si pjesë e sanksioneve evropiane kundër Moskës për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë.

Qeveria vendosi sot të ndërpresë atë rrugë furnizimi, duke ia besuar menaxhimin e rafinerive të saj në Schwedt, Karlsruhe dhe Vohburg tek rregullatori vendas i energjisë.

“Me pronësinë hiqet edhe kërcënimi për sigurinë energjetike dhe vendoset gurthemeli për ruajtjen dhe të ardhmen e lokacionit Schwedt”, njofton Ministria e Ekonomisë, raporton reuters.

Rosneft Deutschland përbën rreth 12 për qind të kapacitetit të përpunimit të naftës në Gjermani dhe është ndër rafinerët më të mëdhenj të naftës në vend, njoftoi ministria.

Rafineria Schwedt pa dalje në det është e katërta më e madhe në Gjermani dhe plotëson 90 për qind të kërkesës së Berlinit për karburant. Që kur u ndërtua në vitet 60 të shekullit të kaluar, nafta blihej ekskluzivisht nga Rusia, nëpërmjet tubacionit Druzhba. Schwedt gjithashtu furnizon pjesë të Polonisë perëndimore dhe aeroportin Berlin-Brandenburg me derivate.

Nuk është e qartë se kush do të zëvendësojë Rosneft, pronarin e shumicës. Kompania britanike e naftës Shell zotëron 37.5 për qind të aksioneve në Schwedt, por ka kohë që dëshiron të tërhiqet. Sot ata njoftuan se nuk preken nga vendimi i qeverisë gjermane, duke shtuar se do të “vazhdojnë të përmbushin detyrimet kontraktuale në përputhje me aksionet e tyre”.

Burime të qeverisë gjermane thanë përpara se të shpallej vendimi se marrja e Rosneft Deutschland mund të rezultojë në një ndalim të menjëhershëm të dërgesave ruse të naftës. Vendimi është pjesë integrale e një “pakete gjithëpërfshirëse” që duhet të sigurojë dërgimin e naftës në rafineri përmes rrugëve alternative, njoftoi ministria. 

LEXO EDHE:

Back to top button