Rafinja: Isha gati të largohesha nga klubi, por Flik ndryshoi gjithçka

Sulmuesi brazilian, Rafinja padyshim është një nga pikat më të forta të Barcelonës dhe këtë e tregoi edhe mbrëmë në finalen e Superkupës së Spanjës.

Përveçse shkëlqeu me dygolësh në minutën e 36-të dhe 73-të, ai ndihmoi gjatë gjithë ndeshjes shokët e tij të skuadrës. Pas fitimit të trofeut të parë të sezonit, ai deklaroi se Hansi Flik është arsyeja që ai ka ndryshuar duke u kthyer në një nga më të rëndësishmit të blaugranat.

“Unë gjithmonë them se Hansi Flik ishte personi që ndryshoi gjithçka. Isha gati të largohesha nga klubi dhe ai më tha se donte të mbështetej tek unë dhe se do të isha i rëndësishëm. Është ajo që i duhet një lojtari dhe një personi, besimi”, tha braziliani.

LEXO EDHE:

Back to top button