Rafuna: Këtë vit presim stabilizim të çmimeve
Rafuna: Këtë vit presim stabilizim të çmimeve

Kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna i pyetur nga gazetari i Alsat për çmimet e produkteve bazë, deklaroi se edhe në Kosovë çmimet janë të larta si rezultat i luftës në Ukrainë. Megjithatë Rafuna shfaqi shpresën se me uljen e çmimeve të derivateve të naftës dhe transportit ndërkombëtarë gjatë këtij viti pritet stabilizim i çmimeve.
“Çmimet edhe në Kosovë si në çdo vend tjetër jo vetëm të rajonit por edhe të Evropës kanë qenë të ndikuar prej inflacionit dhe vlera e parasë nuk është vlera e njëjtë sikur që ka qenë në vitin e kaluar për arsye se kemi pas një inflacion shumë të lartë, jam tu fol mbi vitin 2022 me vitin 2021,do të thotë nuk ka qenë vlera e njëjtë e parasë në vitin 2022 me vitin 2021 për arsye se në vitin 2022 kishim inflacion dyshifror që ka ardhur si rezultat i luftës Ukrainë-Rusi. Në Kosovë ka ndryshua dhe është diku për 150 euro vlera e shportës është amortizua ose e ka humb vlerën e parasë. Kështu ende janë çmimet e larta si rezultat i inflacionit, por indikacionet janë shumë të mira se kanë fillua mera derivatet e naftës, kanë fillua me ra shpenzimet e transportit ndërkombëtarë kështu që këto janë sinjale shumë të mira se këtë vit do të kemi stabilizim të çmimeve”, tha Rafuna. /Alsat.mk