Ragnik mërzit Ronaldon, preferon vetëm lojtarë të rinj

Marrëveshja e plotë është arritur me Ralf Rangnikun që drejtojë klubin e Mançester Junajtedit deri në fund të sezonit, pastaj do punësohet trajneri i përgjithshëm.  Sidoqoftë, komentet e Rangnikut sa ishte trajner i RB Leipcigut për sulmuesin Kristiano Ronaldo, mund ta shqetësojnë futbollistin. Në vitin 2016, Rangnik ishte pyetur për transferimin e Kristiano Ronaldos ose Lionel Mesit, se cilin do preferonte ta transferonte.

“Do ishte absurde të mendosh që do mund të punoja me ta këtu. Të dy janë shumë të vjetër dhe shumë të shtrenjtë,” ka thënë atë kohë trajneri gjerman.

 

Në atë kohë, Ronaldo ishte 31 vjeç dhe duke luajtur me Real Madridin, ku sapo kishte fituar Ligën e Kampionëve për herë të katërt. Tekniku gjerman njihet se preferon lojtarët e rinj, sidomos ata të moshës nën 24-vjeç.

Manchester United’s Cristiano Ronaldo reacts during the English Premier League soccer match between Watford and Manchester United at Vicarage Road, Watford, England, Saturday, Nov. 20, 2021. (AP Photo/Frank Augstein)

Ndërkohë në seritë e dokumentuar të “Të gjitha ose asgjë”, Juventus në “Amazon Prime Video” ka publikuar disa foto të yllit Kristiano Ronaldo duke qarë pas eliminimit nga Porto në sezonin 2020/21 në Ligën e Kampionëve. Ishte 9 mars 2021, kur Porto bëri befasinë duke kaluar tutje, ku rezultati i përgjithshëm ishte 4-4, por vulosi rregulli i golit si mysafir.

Ky moment i mërzitur për CR7 u zbulua në episodin e gjashtë të “Të gjitha ose asgjë”. Portugezi nisi të qante pas humbjes, ku stadiumi ishte i zbrazur shkaku i pandemisë së “COVID-19”.

 

 

“Ne duhet të bëjmë më shumë. Nuk luajtëm fare, nuk bëmë asgjë. M**. Ne luajmë si m**, sërish”.

Pastaj, bashkëlojtari Huan Kuadrado vjen dhe i thotë të qetësohet para se t’ia kujtojë.

 “Ti duhet të jesh shembull për të gjithë”, tha kolumbiani.

 

Ronaldo u përgjigj: “E përfshi vetën gjithashtu. Nuk jemi duke bërë asgjë, duhet të flasim të vërtetën. Është ndeshje e Ligës së Kampionëve, duhet të kesh karrakter”.

LEXO EDHE:

Back to top button