Ragnik përfundimisht largohet nga “Djajtë e Kuq”

Ralf Rangnik megjithatë nuk do të vazhdojë të ketë pozitë në skuadrën e Mançester Junajtedit. Tashmë selektori i kombëtares së Austrisë, Ralf Rangnik, ka vendosur që të mos e mbajë rolin teknik te Man United, ndonëse flitej për këtë marrëveshje.

Sipas raportimeve të fundit, kombëtarja e Austrisë i ka kërkuar trajnerit që të përkushtohet krejtësisht në pozitën që ka atje. Këtë e ka konfirmuar edhe skuadra e Junajtedit përmes një njoftimi zyrtar.

“Me marrëveshje të dyanshme, Ralf tashmë do të fokusohet në rolin e tij të ri dhe nuk do të ketë rol këshillues në ‘Old Trafford’, thuhet në kumtesën e “Djajve të Kuq”.

Rangnik pati një aventurë të dështuar me ‘Djajtë e Kuq’. Ai ka sfidën e radhës në Ligën e Kombeve, si drejtues i Austrisë.

LEXO EDHE:

Back to top button