Rahmani, asist në golin e dytë të Napolit ndaj Sasuolos

Skuadra e Napolit ka fituar si mysafir i Sasuolos me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 23-të Serie A, ku Amir Rrahmani ishte asistues te goli i dytë.

Mbrojtësi kosovar, e nisi ndeshja nga minuta e parë dhe mbylli takimin, duke vazhduar të jetë pikë reference në mbrojtjen napolitane. Rrahmani asistoi te goli i dytë i shënuar nga Viktor Osimhen në mesin e pjesës së parë. Vetëm Khcicha Kvaraskhelia (8.3) ishte më i vlerësuar se Rrahmani që kishte notën 8.1.

Në statistikat e “Sofascore”, Rahmani kishte 99 pasime, ndërsa 93 prej tyre prej sakta, prej tyre dy mjaft të rëndësishme. Rrahmani kishte një aksion të ndërprerë dhe një duel të fituar në këtë përballje.

LEXO EDHE:

Back to top button