Raiola dhe babai i Hallandit zbarkojnë në Barcelonë

Mino Raiola dhe Alf Inge Haaland, përkatësisht agjenti dhe babai i Erling Haaland, mbërritën në Barcelonë këtë mëngjes. Ata e kanë bërë këtë udhëtim me një aeroplan privat, duke aterruar në aeroportin “El Prat”. Sulmuesi i Borusia Dortmund është shënjestra e madhe e nënshkrimeve të Barçës dhe për këtë arsye, vizita e përfaqësuesve të tij në Barcelonë është një “bombë” e vërtetë e merkatos. Madje, është edhe më shumë se kaq, sepse kur arritën në aeroportin “El Prat”, ata u morën nga një makinë e drejtuar nga shoferi i zakonshëm dhe punonjësi i sigurisë së presidentit të Barcelonës, ​​Joan Laporta.

Erling Haaland është sulmuesi i zgjedhur nga bordi i drejtorëve të Joan Laporta për të forcuar ekipin në merkaton e verës. Sulmuesi i Borusia Dortmund është më i lakmuari nga gjigantët e Europës. Klube si Real Madridi, PSZH dhe Man. Siti po punojnë gjithashtu për blerjen e tij. Marrëdhënia e mirë midis Mino Raiola dhe Joan Laporta e bën klubin e Barçës optimist.

LEXO EDHE:

Back to top button