Raiola me ide të zjarrtë për Hallandin, PSZH e Siti mund të realizojnë

Kohëve të fundit në qendër të vëmendjes është norvegjezi Erling Halland, i cili pritet të largohet këtë verë nga Borusia Dortmund. Menaxheri i tij, ka filluar misionin e tij dhe së bashku me babain e futbollistit norvegjez kanë filluar bisdeat me disa skuadra të njohura evropiane. Halland është në formë të mirë në fanellën e skuadrës gjermane dhe nuk është fshehtësi që shumë skuadra të njohura evropiane do të paguanin shumë të mëdha që të kenë në formacionin e tyre.
Mediat angleze raportojnë se janë shumë pak ekipe që mund të “lejojnë” firmën e Hallandit, pasi që Raiolla ka një plan të zjarrtë. Idea e Raiolës është që Halland të jetë futbollisti i parë që do të përfitojë 1 mln euro në javë. Është e qartë se PSZH dhe Man. Siti janë skuadrat e vetme që mund të lejojnë një gjë të tillë në këtë moment, miëpo a do të realizohet kjo ide e Raiollës , mbetet të shihet në fillim të merkatos verore.