Rajon i bashkuar, si përgjigje për sfidat gjeopolitike!

Rajon i bashkuar, si përgjigje për sfidat gjeopolitike!

Presidenti Trump po sjell lëvizje tektonike në politikën globale. Në një kohë kur ka ndryshime të mëdha gjeopolitike, vendet e vogla të rajonit mund ti përballojnë ato më mirë se bashku.

Kështu thotë Amer Kapetanoviç, sekretari i ri i përgjithshëm i Këshillit Rajonal për Bashkëpunime, që njihet edhe si RCC . Z.Kapetanoviç duke folur për emisionin “Programi 200” që transmetohet sot në ora 21:40, thotë se “Kina nuk është me outlet i Evropës, Rusia nuk është burim i lirë i resurseve energjetike dhe as SHBA nuk është më ombrella e sigurisë për Evropën”.

Sipas tij Evropa duhet të përballet vetë me këtë realitet ku Ballkani Perëndimor mund të ndihmojë për çështje të sigurisë dhe ekonomisë. Z. Kapetanoviç thotë se duke u shfaqur si treg i përbashkët, rajoni mund të përfitojë në këtë situatë të re. Ai ka marrë drejtimin e Këshillit Rajonal për Bashkëpunime nga 1 janari 2025, nga Majlinda Bregu.

LEXO EDHE:

Back to top button