Rajon/ Për shkak të temperaturave të larta, alarm i kuq

Rajon/ Për shkak të temperaturave të larta, alarm i kuq

Institutet hidrometeorologjike në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci kanë lëshuar një alarm të kuq moti, për shkak të temperaturave të larta.

Në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore Meteorologjike, popullata këshillohet të marrë masa paraprake në kushte të tilla moti. Temperaturat ditore arrijnë deri në 42 gradë Celsius.

Temperatura jashtëzakonisht të larta priten në gjithë Kroacinë këtë fundjavës, për këtë arsye është shpallur alarmi i kuq i motit pothuajse në të gjitha rajonet, që tregon se moti paraqet një rrezik shumë të lartë. Alarmi i kuq është lëshuar në të gjitha rajonet, përveç Osijekut dhe Gospiqit, për të cilat është në fuqi një paralajmërim portokalli.

Një paralajmërim i kuq është në fuqi për 24 korrik për rajonet e Kninit, Rijekës, Splitit dhe Dubrovnikut.

Edhe Shqipëria po kalon ditët më të nxehta të vitit ku temperaturat kanë arritur në 40 gradë celsius. Në këtë fundjavë termometri pritet të shënojë deri në 42 gradë.

LEXO EDHE:

Back to top button