Rajs drejt largimit, Uest Hemi gjen zëvëndësimin e tij në Seria A

Deklan Rajs me shumë mundësi do të ndryshojë klub këtë verë, me Man. Sitin që ka shfaqur interes të lartë për mesfushorin e Uest Ham.
Në një situatë të tillë “Hammers” po mendojnë për të gjetur zëvendësuesin e anglezit dhe sipas raportimeve të medieve italiane, emri i parë në listë është ai i Sergej Milinkovic-Saviç, të Lazios.
Uest Ham e ka ndjekur me shumë vëmendje serbin dhe pritet që të bëjë një ofertë në verë, nëse Rajs konfirmon largimin.