Raketat e Hamasit i fluturojnë “mbi kokë”, babai i fshehur në autostradë mbron foshnjen e porsalindur
Forcat e mbrojtjes së Izraelit publikuan një video që tregon një baba duke u përpjekur të kthehej në shtëpi me një foshnjë të porsalindur. Fatkeqësisht në ato momente u lëshuan raketat nga Hamasi.
Video është bërë në një autostradë, aty ku tregon burrin që mban foshnjën fort në krahë, ndërsa shikon lëvizjet që po bëhen sipër kokës së tij.
Forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan vazhdimin e luftës kundër Hamasit.








