Rama: Dogana në Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Rama: Dogana në Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se dogana Morinë-Vërmicë është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktuar kohën e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit.

Ai shkroi në Facebook se gjatë periudhës Janar-Maj 2025, kjo pikë doganore ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete.

“Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eleminuar çdo vonesë”, tha Rama në një postim në Facebook të premten, më 4 korrik.

LEXO EDHE:

Back to top button