Rama e Plenkoviq kërkojnë masa kundër Serbisë

Rama e Plenkoviq kërkojnë masa kundër Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij kroat, Andrej Plenkoviq, i bënë thirrje BE-së dhe Perëndimit të ndërmarrin masa kundër Serbisë, pas sulmit nga një grup terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator. Plenkoviqi tha se Serbia e pranoi në njëfarë mënyre përfshirjen në sulm duke shpallur zi për sulmuesit e vrarë. Kryeministri kroat nënvizoi se është i sigurt se të gjitha masat “do të ndërmerren”, ndërsa Rama theksoi se ato duhet të aplikohen pa humbur kohë “sepse vendimi i Beogradit për ditë zie nuk lë vend për interpretim tjetër”

“Ne besojmë se shpallja ditë zie për tre de fakto terroristët që vranë policin e Kosovës ishte një veprim i papranueshëm dhe nuk jemi aspak të kënaqur që një lëvizje e tillë politike është bërë në këtë moment, gjë që pothuajse nënkupton identifikimin me atë që ata kanë bërë. Nga kjo jam i sigurt se në ditët e ardhshme, pas një analize tërësore, është gjithmonë mirë të informohemi plotësisht se çfarë dhe si ndodhi, do të ketë propozime,” tha Andrej Plenkoviq, Kryeministër i Kroacisë.

“Vrasja e një efektivi të Policisë së Republikës së Kosovës nga një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë dhe i veshur ushtarakisht në territorin e Republikës së Kosovës dhe zija kombëtare e shpallur në Beograd për anëtarët e këtij grupi që u eliminuan nga forcat e sigurisë së Kosovës janë të pajustifikueshme, të papranueshme dhe janë të dënueshme në të gjitha nivelet. Ky është qëndrimi ynë dhe pa diskutim që duke qenë promotorë të dialogut të normalizimit të paqes përfundimtare që kalon nga njohja përfundimtare e Republikës së Kosovës…Shfaqjet e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën të cilat vetëm nxisin tensione dhe rrisin frymën e ndasive të cilat ne duhet t’i kurojmë. Është pozitive që ushtria serbe filloi të zmbrapset dhe tërhiqet. Por është shumë negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla që nuk i shërbejnë interesave afatgjata,” deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. /alsat.mk

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button