Rama: Humbja e Ukrainës do rrezikonte BE-në
Rama: Humbja e Ukrainës do rrezikonte BE-në

Kryeministri Edi Rama ka theksuar vendosmërinë e Shqipërisë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj të drejtë për liri dhe mbrojtën e vlerave demokratike dhe u ka bërë thirrje të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj thirrje dhe të qëndrojnë krah Ukrainës.
Në Samitin për Ukrainën që po zhvillohet në Tiranë, Rama tha gjatë fjalës hapëse se Ballkani nuk duhet të kthehet në “ushqim për orekset imperialiste të Rusisë” , por duhet të dalë në krahë të Ukrainës.
Teksa theksoi se vendet e vogla si Shqipëria nuk kanë mundësi financiare dhe ushtarake të mbështesin Ukrainën në mënyrën që duhet për të përballuar këtë agresion, Rama u bëri thirrje vendeve të fuqishme që ta mbështesin atë dhe ndihmat të mos mbeten peng i politikave të brendshme të vendeve.
“Sa mirënjohës jam për praninë tuaj dhe sa i përulur ndihem që t’i uroj mirëseardhjen presidentit Zelenski. Jemi të nderuar që bëtë këtë udhëtim në Tiranë në këtë moment ku Ukraina po qëndron ndaj luftës që kaq mizorisht i është imponuar vendit tuaj dhe po cenon brutalisht vendet demokratike. Një katastrofë e ngjizur nga zgjedhja e vetëm një njeriu. Prania juaj këtu tregon se kjo ëndërr e vjetër perandorake nuk ia ka dalë, Rusia nuk ia ka dalë të shtyp një vend të pavarur dhe në popull të lirë. Putini donte ta fshihte Ukrainën nga harta për çështje dite, pro sot ukrainasit ia kanë dalë dhe janë besimplotë që do të kenë një të ardhëm në familjen europaine.
Pas një historie të gjatë trazirash dhe marrëdhënie të ngrira këtu është mbledhur Ballkani perëndimor për të planifikuar të ardhmen tonë dhe pavarësisht asaj që mund të mos biem dakord, të gjithë duam të shohim përpara përtej ndasive që na kanë mbajtur peng. Jemi këtu për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit të saj dhe përsërisim thirrjen tonë ndaj Rusisë të ndalë luftën. Lufta ndaj Ukrainës është një kërcënim real edhe për rendin botëror dhe demokracinë. Jemi të vetëdijshëm që vet nuk kemi kapacitet për të ofruar nivel të mbështetjes financiare dhe ushtarake për Ukrainën, por më lini të bëj thirrje që Ukraina e lirë varet nga mbështetja financiare dhe ushtarake e vendeve të fuqishme. Kjo mbështetje nuk duhet të mbetet peng i politikave të brendshme. Rendi botëror dhe paqja është në rrezik dhe po sfidohet pasi po kryhet luftë për shkak të orekseve të vjetra dhe e vetmja gjë që duhet të bëjmë është ta mbështesim Ukrainën dhe të mos e lëmë të ardhmen tone peng”, tha Rama
Sipas kryeministrit Rama mbështetja e Ukrainës do të thotë ruajtje e rendit botëror dhe të drejtës për liri dhe pavarësi dhe se nëse Ukraina do të humbiste do të rriskohej edhe vetë ekzistenca e BE-së.
“Duhet bërë gjithçka që mundemi që rajon që të mos lejojë që agresioni të shpërblehet. Nuk mund të lejojmë që Ukraina të humbasë pasi edhe ekzistenca e BE do ishte në rrezik. Duhet të mbështesim luftën për liri të Ukrainës se kjo është edhe mbështetje për lirin tonë dhe duhet të mbetemi të angazhuar për sigurimin e paqes. Shqipëria do vazhdojë mbështetjen e Ukrainës dhe vendosmërinë për të qëndruar krahë saj. Kombet e vogla si ne qe nuk duan të kthehen në ushqim për oreksin imperialist rus duhet të tregohet e palëkundur për mbështetjen e Ukrainës”, tha Rama./rtsh.al/