Rama: Meta të firmosë pa humbur kohë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i bëri thirrje sot Presidentit Ilir Meta të dekretojë pa humbur kohë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Pas takimit javor me shtabin elektoral në selinë e Partisë Socialiste, Kryeministri shqiptar Edi Rama iu përgjigj interesit të medies lidhur me deklaratën e Presidentit që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit.

“Është respektuar dhe nuk ka asnjë gjë më për të thënë dhe nuk ka më kohë për të humbur. Presidenti bën mirë të firmos dhe ta kthejë sa më parë, në mënyrë që të vazhdojë implementimi, sepse koha për implementimin është e shtrënguar dhe ne do ta votojmë fiks siç e kemi votuar”, tha Rama, duke folur për Kodin Zgjedhor. /ATSH/

LEXO EDHE:

Back to top button