Rama nga Beogradi: Zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti, është zgjidhja e Ballkanit të Hapur, falënderoj Vuçiçin
Rama nga Beogradi: Zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti, është zgjidhja e Ballkanit të Hapur, falënderoj Vuçiçin

Kryeministri Edi Rama nga Beogradi ka shprehur respektin ndaj Aleksandër Vuçiçit për të cilin tha se ka zgjedhur paqen, ndërsa iu referua marrëveshjes Serbi-Kosovë.
“Dje mund të ishte një tjetër ditë ku mediat të ishin mbushur me lajme shqetësuese për atë që ndodh mes kufirit serbi-Kovë. Dje u tregua kush është rruga dhe zgjidhja e Ballkanit të Hapur. Lëvizja me karta identiteti është nga Ballkani i Hapur. Do ishte më e lehtë që Kosova të ishte në Ballkanit të Hapur. I shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë. Zgjedhja e parë, është paqja, zgjidhja për njerëzit. Kjo nuk zgjidh të gjitha, as nuk e bën çështjen që ne na ndan, por kjo është rruga”, tha Rama.
Ai po ashtu ka falenderuar Turqinë si një partnere të rëndësishme për Shqipërinë.
“Jam i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe dy miq të rëndësishëm për ne, që përfaqësojnë dy vende po kaq të rëndësishëm, ministri i Jashtëm i Turqisë, të cilin dua ta vlerësoj për rolin e tij. Turqia është një aleat për vendin tonë. Falenderoj edhe ministrin e jashtëm të Hungarisë. Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Italisë, që me ndjesën elegante nuk mund të ishin këtu. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen edhe vendet e tjera si Italia apo Hungaria. Një koleg nga BE kryeministër me tha që pse nuk na ftuat, më vjen mirë që po vjen dita që duan të ftohen gjithmonë e më shumë vende që i përkasin hapësirave që ne kemi kaq shumë dëshira të ftohemi. Sot ne vijmë këtu pas një pasditeje për tu mbajtur mend për hir të vërtetës. Në panairin e verërave të rajonit, patëm mbi 100 prodhues dhe të ushqimit ku pamë së bashku 10-tra shefa të kuzhinës në vendet tona. Organizim fantastik për të cilin dua ta falenderoj Vuçiçin dhe ekipin e tij. Në këtë panair ishim bashkë me prodhuesit tanë dhe shumë shtete në një hapësirë ku përtej asaj që duket, u zhvillua një potencial i madh ekonomik dhe turistik”, tha ai