Rama poston një video të bukur nga bajpasi i Vlorës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur ditën me një video-postim të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u zbuluar, ju uroj fundjavë të mbarë🙏 ***nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin”, ka shkruar Rama në statusin e tij në Facebook.

Pasditen e djeshme, kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë vizituar bajpasin e Vlorës dhe e kanë shpallur atë të hapur për kalimin e mjeteve.

LEXO EDHE:

Back to top button