Rama: Shqipëria është peng i kontestit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Rama: Shqipëria është peng i kontestit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama theksoi se procesi i integrimit në BE i Shqipërisë po mbahet peng si pasojë e mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes, një situatë që sipas tij vetëm unioni europian mund ta krijojë. Nga Konferenca e 18-të e Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike Joniane kryeministri Edi Rama tha se megjithatë duhet që të mos humbet durimi dhe dëshira për anëtarësim në BE, shkruan Alsat.

“Procesi drejt BE-së është proces neurotik. Shqipëria është peng i një bllokimi, midis fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Është nga ato situata që BE mund ta krijojë. S’ka libër dhe përvojë dhe ndonjë shpjegim se si mund të trajtohet. Si mund të mbetesh peng i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Por ja që kështu është- siç thoshte Donald Trump. Duhet të mos humbasim durimin dhe dëshirën për Europën”, deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button