Ramadani: Djelmoshat dëshmuan se kanë kualitet

Skuadra e basketbollit “Çair 2030” regjistroi fitoren e parë në Superligën e basketbolit vendor, duke mundur Kumanovën në transfertë me rezultat 85-79.

 

 

Trajneri Erhan Ramadani, drejtoi skuadrën nga Çairi në një përballje, ku kishte mjaft padrejtësi në terren, duke filluar nga referët e deri te basketbollistët kundërshtarë, të cilët “aktronin” lëndimet ose ndërhyrjet e palejuara. Mirëpo kjo nuk e ndaloi aspak trajnerin Ramadani që të drejtojë djelmoshat nga Çairi drejt fitores së madhe në Kumanovë.

 

 

“Ishte një ndeshje e veshtirë, kundershtarë i fortë, me përvojë shumëvjeçare në Ligën e parë dhe me traditë në basketboll. Mirëpo ne e donim më shumë fitoren dhe ishim shumë të mirë në mbrojte. E hapën ndeshjen me kundersulmin shumë mirë dhe nuk zgënjym në kërcimet. Dhe të fitohet Kumanova në terrenin e vet, është shumë e vështirë, mirëpo këta djelmosha dëshmuan se kanë kualitet, siç edhe e kam than më herët dhe s’kemi për tu ndalur këtu. Urime gjithe Çairit dhe baskebolldashësve,” tha për ALSAT, trajneri Erhan Ramadani.

 

Sfida e radhës e Çair 2030 do të jetë më 15 tetor, në palestrën sportive “Kale” kundër skuadrës “TFT”.

LEXO EDHE:

Back to top button