Ramadani e sjell Besart Krivanjëvën te Gjilani nga Egantia

Gjilani pasi firmosi me trajnerin Zekirija Ramadanin, ka arritur të transferojë edhe qendërmbrojtësin e Egnatias. Bëhet fjalë për Besart Krivanjeva, i cili u largua nga rrogozhinasit për të ndjekur rrugën e Ramadanit.

26-vjeçari u zyrtarizua te Gjilani si afrimi më i ri në skuadër, me lojtarin që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Ndërkohë, Krivanjeva nuk do të jetë i vetmi nga ish futbollistët e Egnatias, që do t’i bashkohet trajnerit Ramadani, pasi klubi i Gjilanit po punon për të transferuar edhe mesfushorin Filip Duranski, i cili gjithashtu është larguar nga Rrogozhina. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button