Ramadani: FSK në Gaza, pjesëmarrja akt strategjik për Kosovën
Burim R. Ramadani në postimin e tij në Facebook, thotë se Kosova e ka strategjike pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare dhe kontributin për siguri globale.
“FSK në Gaza, Kuvendi të miratojë nismën me solemnitet”, tha Ramadani në reagimin e tij.
Ai theksoi se Ushtria e Kosovës (FSK) është forcë profesionale, kredibile dhe e gatshme.
Ramadani përgëzon Qeverinë për miratimin e këtij vendimi, dhe pritet që kuvendi të miratojë këtë.








