Ramani: Tri pikët do të ndelin në Çair, Ibraimi: Shpresojmë për rezultat pozitiv

Pas pauzës dy javore, rikthehen emocionet në futbollin vendor, kur të dielën do të zhvillohen përballjet e javës së 5-të. Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin në Çair, kur takohen FC Shkupi dhe Shkëndija. Hamza Ramani dhe Besart Ibraimi janë optimist se skuadrat e tyre do të shënojnë rezultat pozitiv, ndërsa shpresojnë se publiku do të shijojë një spektakël të vërtetë të futbollit gjatë ditës së diel.

Pas pauzës dy javore, të dielën do të zhvillohen përballjet e javës së 5-të në Ligën e Parë Futbollstike të Maqedonisë. I gjihë opinion sportiv do të jetë i kthyer kah stadiumi në Çair, ku pritet të zhvillohet derbi i madh mes FC Shkupit dhe Shkëndijës. Hamza Ramani dhe Besart Ibraimi, janë optimist për fitoren dhe 3 pikët e reja.

 

Hamza Ramani, futbollist i FC Shkupit

“Është një derbi tradicional. Ne si ekip jemi përgatitur maksimalisht dhe kemi shfrytezuar këtë periudhë që kemi pas pushim. Kemi analizuar çdo moment të kundërshtarit dhe besojë se do t’ia dalim sa më mirë…..Për ne çdo ndeshje është me shumë rëndësi dhe ti ikim serisë negative që e kishim dhe shpresojmë që këtë javë të fitojmë dhe 3 pikët të ngelin në Çair.”

 

 

 

Besart Ibraimi, sulmuesi i KF Shkëndija

“Është kënaqësi të luash në këtë ndeshje, është derbi i madh shqiptar. Unë si futbollist jam i kënaqur që sërish do të shijoj këtë ndeshje. Marrëdhëniet vëllezërore me këtë klub shpresoj të forcohen akoma më shumë, besoj se do kemi pritje si është më së miri dhe ne t’ua kthejmë në të njejtën mënyrë… Është një derbi dhe si e tillë ka vështirësitë e veta. E respektojmë skuadrën e Shkupit maksimalisht, por ne do të japim më të mirën dhe shpresoj të dalim me rezultat pozitiv.”

 

Paralajmërimet për këtë derbi ishin pozitive, posaqërisht me faktin që FC Shkupi lansoi një video me porosi për unitet mes dy klubeve dhe bashkëpunimi të ndërsjelltë që kanë dy klubet shqiptare.

 

Hamza Ramani, futbollist i FC Shkupit

“Nuk do të mungojë ajo atmosferë që është çdoherë në Çair dhe mendojë që me ndihmën e publikut , mos të harrojmë lojtarin tonë të 12-të, Shvercerët, që do të kemi përkrahjen më të madhe në Çair dhe më në fund të gëzohemi së bashku me publikun që do të jetë prezent në Çair.

 

Përballja derbi do të zhvillohet në stadiumin në Çair, në orën 15.00. Në takimet e tjera të javës së 5-të, Voska Sport takohet me Sileksin, Struga Trim Lum, në transfertë, përballet me Pelisterin, ndërsa Gostivari sfidon Vardarin në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup. Ndërkohë Brera Strumica dhe Rabotniçki, në terrenin vendas, do të përballen me besa 1976, respektivisht me Tikveshin. Të gjitha ndeshjet e javës së 5-të zhvillohet të dielën, në orën 15.00.

 

Liga e Parë – Java 5

FC Shkupi – Shkendija

Gostivari – Vardari

Rabotniçki – Tikveshi

Voska Sport – Sileksi

Brera Strumica – Besa 1976

Pelisteri – Strugë Trim Lum

 

LEXO EDHE:

Back to top button