Ramos, nis gara mes “Djajve të Kuq” dhe “Zonjës së Vjetër”

Sulmuesi i Benfika-s, Gonzalo Ramos mund t’i bashkohet Juventusit ose Man. Junajtedit. “Daily Mirror” pretendon se “Djajtë e Kuq” janë gati të ofrojnë deri në 115 milionë euro për transferimin e 21-vjeçarit uruguaian.
Mirëpo, sipas burimit, edhe Juventusi është i interesuar për një sulmues të talentuar dhe tashmë ka hyrë në negociata me klubin portugez, por “Zonja e Vjetër” pret ta marrë lojtarin për 80 milionë euro, por në këtë rast Juventusi është i gatshëm të paguajnë të njëjtën shifër 115 milionë.
Sulmuesi ka bërë 44 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar 25 gola dhe duke dhënë 11 asistime.