Pavarësisht zërave se Serhio Ramos mund të kthehet te Sevilja, dhe dëshirës së vetë lojtarit, klubi spanjoll nuk e ka ndërmend ta afrojë atë, raporton “Relevo”. Sevilja nuk e konsideron rikthimin e mbrojtësit. Në të njëjtën kohë, theksohet se informacioni për dëshirën e 37-vjeçarit spanjoll për të luajtur sërish për ekipin e fëmijërisë së tij është i vërtetë.
Familja e tij dëshiron të kthehet në Spanjë dhe në Sevilje ai ka gjithçka që i nevojitet, duke përfshirë një fermë. Megjithatë, e ardhmja e ish-lojtarit të PSZH-së dhe Real Madridit nuk është te Sevilja.
Shoqëruesit e futbollistit i pëlqejnë opsionet nga Arabia Saudite.








