Raporti i BE-së, më me kritika se ai i vitit të kaluar
Raporti i BE-së, më me kritika se ai i vitit të kaluar

Gazetar: Lluka Andreev
Vlerësimet e Brukselit për përparimin e vendit janë më kritike se vitin e kaluar. Në analizën e Institutit për Politika Evropiane, thuhet se këtë vit vlerësimi dominues është se, ose nuk ka fare përparim, ose se përparimi është i kufizuar. Vitin e kaluar, megjithatë, mbizotëroi në Raport vlerësimi “përparim i caktuar”, shkruan Alsat.
Sipas Simonida Kacarska, pavarësisht rezultateve të dobëta në progres, për shkak të viteve të gjata të statusit të kandidatit, vendi mbetet relativisht më i përgatitur për anëtarësim, sesa vendet që kanë negociuar për vite me radhë, siç janë Serbia dhe Mali i Zi.
“Ne kemi gatishmërinë tonë si rezultat i 20 viteve. Ne nuk mund ta shohim këtë Raport të izoluar, nga procesi ynë i përgjithshëm i pranimit. Në kontekstin e progresit të vitit të kaluar, ai është më i dobët se ai, është objektiv nga ajo që mund të krahasojmë dhe mungesa e progresit në kapitullin 23 është një shqetësim i veçantë, sepse të gjitha negociatat varen prej tij”, tha Simonida Kacarska – Instituti për Politika Evropiane.
E pyetur nëse me vlerësime të tilla, vendi mund të shpresojë të anëtarësohet në Bashkim deri në vitin 2030, Kacarska tha se pavarësisht afatit të caktuar, duhet të jemi më të përgatitur për të përmbushur kriteret deri atëherë.
Ajo kujtoi se nuk kemi bërë përparim në fushat kryesore të grupit të parë, i cili është i fundit që mbyllet gjatë negociatave – domethënë lufta kundër korrupsionit dhe gjyqësorit.
Lidhur me akuzat ndërpartiake se kush është fajtor për këtë Raport – korrupsioni në qeveri, siç thotë opozita ose bllokimi i Kuvendit, siç thekson qeveria, Kacarska u përgjigj:
“Pjesërisht, unë mund të pajtohem se ekziston një pjesë për mosmarrëveshjet dhe mosmiratimin e ligjeve në Kuvend, por nga ana tjetër, ekziston një përgjegjësi me institucionet që duhet të japin rezultate në fusha të ndryshme të zbatimit”, u shpreh Simonida Kacarska – Instituti për Politika Evropiane.
Nga Instituti i Politikave Evropiane, theksuan se aktorët kryesorë duhet të fillojnë zbatimin e reformave sa më shpejt të jetë e mundur, sepse tërheqja e mjeteve nga Plani i zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, do të varet prej tyre, për të cilat BE ka ndarë gjashtë miliardë euro deri në vitin 2027./ Alsat.mk