Raporti javorë i ISHP-së: Bie vdekshmëria nga koronavirusi

Dhjetë qytete janë kategorizuar si “zona të bardha” të virusit në raportin javor të Institutit të Shëndetit Publik. Vetëm qyteti i Demir Hisarit figuron me më shumë raste të regjistruara në bazë javore në 100.000 banorë duke u kategorizuar si zonë e kuqe. Raporti javor flet për rënie të ndjeshme të numrit të viktimave nga Kovid19 edhe atë për 45,8%. Rënie ka shënuar edhe numri i rasteve të reja për 29,5%, si dhe numri i testimeve.
https://www.youtube.com/watch?v=gFZnvHY7PX8
Për 9,1% ka rënë numri i testimeve të bëra. Pas dy testeve negative për praninë e virusit SARS cov2, apo si të shëruar janë regjistruar 465 persona të cilët kanë qenë të shtruar në spital apo në shërim shtëpiak, që është një rënie prej 30,8% në krahasim me javën e kaluar. Brenda një javë janë regjistruar 13 viktima nga 6 qytete të vendit, ku 9 prej tyre kanë qenë të moshës mbi 60 vjeçe, 3 persona të moshës 50-59 dhe një person tek grup mosha 40-49 vjeç”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja me koronavirus nga 2853 testime. Janë shëruar 32 persona ndërkaq numri i viktimave është 4. MSH njofton se Brenda 24 orëve të shkuara nuk ka pasur asnjë të shtrirë të në spital.
Numri i pranimeve gjatë ditëve të shkuara po bie dhe mëngjesin e sotëm deri në orën 8.00 ka pasur 90 shtretër të lirë. Pritet që gjatë ditës të lëshohen edhe pacientë të tjerë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë
Numri i rasteve aktive është 451. Që nga fillimi i pandemisë me koronavirus janë infektuar 155,441 persona, ndërkaq janë shëruar 149,528 persona dhe 5462 të vdekur.
Vjollca Aliti