Raportimi për shpërthime në Veri të Mitrovicës, flasin nga Policia

Raportimi për shpërthime në Veri të Mitrovicës, flasin nga Policia

Mediat lokale të Mitrovicës raportojnë se janë dëgjuar zhurmat nga dy shpërthime në Veri të Mitrovicës.

Ato thonë se para pak minutash janë dëgjuar dy shpërthime në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Sipas një raportimi të “Jepi Zë”, banorët me të cilët kanë biseduar, po dyshojnë se mund të jenë bomba, por edhe fishekzjarre të mëdha.

Dëshmitarët thonë se shpërthimet janë dëgjuar në një prej lagjeve ku jetojnë shumë shqiptarë në veri.

Shpërthimet, sipas raportimeve, janë dëgjuar edhe në jug.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Gazetën Express se krismat e dëgjuara në Veri kanë qenë nga mjete piroteknike.

Sipas policisë, ato “me gjasë” kanë qenë të një festeje të ditëlindjes dhe nuk ka dëme.

LEXO EDHE:

Back to top button