Raportohet në Parlament raporti i Prokurorisë Themelore Publike

Prokuroria regjistron rritje prej 8.4 % të përdorimit të masave të posaçme hetimore  gjatë 2019-s krahasuar me vitin 2018. Ndërkaq, dy vjet më parë, është ulur për 43% numri i veprave penale për të cilat është kërkuar përgjimi i telefonave dhe shtëpive apo ndjekje fizike. Në vitin 2019, janë dëgjuar telefonat e 161 personave. Në dy raste, përgjimi i bisedave telefonike ka zgjatur më shumë respektivisht nëntë muaj të plota. Prokuroria ka përgjuar kryesisht trafikantë të drogës, apo 26 raste, ndërsa vetëm katër raste të shpërdorimit të detyrës. Një përgjim është bërë për ryshfet.

 Raporti i PTHP-së

“Në 18 raste zbatimi i masës ka zgjatur deri në 1 muaj, në 2 raste deri në 2 muaj, në 7 raste deri në 3 muaj, në 3 raste deri në 4 muaj, në 7 raste deri në 6 muaj dhe në 2 raste deri në 9 muaj”.

Përveç përgjimeve me vendim gjyqësor, prokuroria ka përdorur edhe metoda të tjera – mbikëqyrje dhe përgjime të fshehta, hulumtime të fshehta dhe kërkim të sistemeve kompjuterike, qasje në komunikime elektronike, dhënie dhe marrje ryshfeti të simuluara, si dhe përdorimin e agjentëve të fshehtë dhe infiltrimin e tyre në grupe kriminale. Prokuroria konkludon se ka rritje në përdorimin e masave të posaçme hetimore në 2019, megjithatë krahasuar me 2018 masat ishin më efektive dhe kanë zgjatur më pak. Raporti se si dhe sa prokuroria ka përgjuar dhe ka ndjekur të dyshuar për krim, iu prezantua Parlamentit përpara Komisionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Përgjimin e Komunikimeve.

Bojan Stojanovski

 

LEXO EDHE:

Back to top button