Raportohet për tre të vrarë nga të shtënat në drejtim të autobusit në Gllogjan

Tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit të premten në mbrëmje,
Siç ka mësuar KOHA, shoferi i autobusit ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona të tjerë, kanë vdekur më pas. Një nga ta është i lindur në vitin 2003.
Kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.