Rashford-Halland, rekorde të reja në Champions

Markus Rashford dhe Erling Halland vendosën rekorde të reja në Ligën e Kampionëve. Rashford u bë futbollisti i pestë në historinë e Ligës së Kampioneve që shënon 3 gola në një ndeshje si zëvendësues. Ndërkohë sulmuesi anglez vendosi rekord të ri në Ligën e Kampionëve , si futbollist që më shpejt ka kompletuar tripletën në një ndeshje, duke ardhur nga pankina. Rashford shënoi 3 gola për 27 minuta, duke kaluar rekordin e Kilian Mbape-s, që një arritje të tillë, e regjistroi për 38 minuta.

Një rekord tjetër në garën elitare të Evropës, e regjistron edhe Erling Halland, i cili u bë lojjtari i parë që arrin të shënojë 12 gola në 10 ndeshjet e tij të para në Ligën e Kampioneve, duke kaluar Mesin që kishte nevojë për 23 ndeshje për të arritur këtë shifër, ndërsa Kristiano Ronaldo plot 47 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button