Rashica: Gati për të dhënë maksimumin dhe për të shënuar fitore

Kombëtarja e Kosovës do të sfidojë Greqinë për herë të gjashtë në hitorikun e vet dhe deri më tani “Dardanët” nuk kanë fituar asnjë sfidë, duke regjistruar 3 barazime dhe 2 humbje në takimet e Ligës së Kombeve dhe eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”. “Dardanët” kanë dalë të pamposhtur nga dy sfida e mëparshme në Greqi, ku kanë arritur dy barazime me rezultat 0-0 dhe 1-1. Morali te futbollistët kosovar është i lartë, posaqërisht pas suksesit 3-2 ndaj Irlandës së Veriut, por tani duhet një triumf në Volos, për të tentuar deri në fund vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Milot Rashica, sulmues i Kosovës

“Siç e dimë është ndeshja e fundit e këtij grumbullimi dhe gjithçka mund të përcaktohet pas kësaj ndeshje, një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Ne jemi të përgatitur dhe kemi me jep maksimumin për ta fituar këtë ndeshje”

Trajneri francez, Alan Zhires do të ketë disa mungesa në këtë përballje delikate, duke nisur nga Edon Zhegrova, Benjamin Kololli, Lirim Kastrati, Ibrahim Dresheviç dhe Betim Fazliji.

Alen Zhires, trajner i Kosovës

“Ashtu siç e kam thënë edhe më herët, ndeshja kundër Greqisë është shumë e rëndësishme, por tani nuk mund të themi se është një finale. Mirëpo për ne është një përballje shumë e rëndësishme dhe një fitore në këtë sfidë sjell shumë në qëllimin tonë, për të kaluar në Ligën B të Ligës së Komebeve.

Kujtojmë se Greqia kryeson me 9 pikë, ndërsa Kosova renditet e dyta me 6 pikë. Ndeshja Greqi-Kosovë do të fillojë në orën 20:45.

LEXO EDHE:

Back to top button