Rast i ri me ethet hemorragjike kongo-krime

Rast i ri me ethet hemorragjike kongo-krime

Rast i ri me ethet hemorragjike kongo-krime. Personi i prekur është një 42 vjeçar nga Velesi. Nga Instituti i Shëndetit Publik informojnë se personi ka pasur simptoma të temperaturës së lartë, kokëdhimbje, plogështi dhe djersitje, 5 ditë përpara kontrollit në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit.

Ky është rasti i tretë me ethet hemoragjike kongo-krime, pasi muajin e kaluar rasti i parë u zbuluar te një 27 vjeçare nga Shtipi, e cila ndërroi jetë menjëherë pas diagnostikimit. Ndërkohë vazhdon trajtimi i infermieres në Klinikën Infektive dhe sipas të dhënave të fundit ajo është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Në izolim janë edhe 11 persona që kanë pasur kontakt me infermieren e prekur. Ethet hemorragjike kongo-krime transmetohen përmes pickimit të rriqrës, ndërsa mund të bartet edhe përmes kontaktit të drejtpërdrejt me gjak. Sëmundja është vdekjeprurëse në 40 për qind të rasteve dhe përparon shumë shpejtë.

“Pacienti është i shtrirë te ne dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai për disa ditë me radhë është ankuar nga temperatura e lartë, kokëdhimbja, dhembja në muskuj, dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmë mjekësore. Po e ndjekim gjendjen e tij shëndetësore. Analizat e një dite më parë  treguan se ka ulje të trombociteve. Situatën e këtillë po e ndjekim së bashku me kolegët e transfuziologjisë. Sot analizat janë të mira, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi përparim të sëmundjes. Shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull,” deklaroi Milena Stevanoviq, Drejtore e Klinikës Infektive. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button